Vendosni fjalën kyçe....

Maska e Hitlerit për Halloween në Pragë zemëron keq ambasadorin gjerman e atë izraelit


Policia çeke ka nisur një hetim, pasi ambasadorët gjermanë dhe izraelitë në Republikën Çeke shprehën neveri në mediat sociale mbi një kostum gome të ngjashëm me Hitlerin, që ishte në shitje në një dyqan në qendër të Pragës për festën e Halloween.

‘Çekët vuajtën shumë nën regjimin nazist. Pse është hedhur një pleh i tillë në qendër të Pragës tani?’ – shkroi në Twitter ambasadori gjerman, Christoph Israng, pa e përmendur dyqanin.

Ministri i Brendshëm, Jan Hamacek, reagoi menjëherë duke informuar ambasadorin se policia po merrte në shqyrtim çështjen.

Ndërkohë, ambasadori i Izraelit në vend, Daniel Meron, gjithashtu e kritikoi ashpër çështjen në fjalë duke e quajtur atë ‘një fyerje të rëndë për të mbijetuarit e Holokaustit dhe kujtesën e tyre’ në një postim tijin në Twitter.

‘80 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjet pas çlirimit të Aushvicit, ne duhet të bashkojmë forcat për të luftuar përhapjen e ekstremizmit dhe urrejtjes,’ tha Meron, duke falënderuar Israng për ‘vigjilencën’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *