Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 20 të shoqëruar për atentatin ndaj prokurorit Ndoji


Mbi 20 persona janë shoqëruar nga Policia e Durrësit dhe janë marrë në pyetje lidhur me atentatin që ndodhi pasditen e djeshme te mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoji, miku i tij Aleksandër Laho (Landi Muharremi) dhe shoferi Andi Maloku.

Forcat e  Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës prej ditës së djeshme janë vendosur në Durrës, ndërsa janë marrë masa të larta sigurie në qytet.

Mes personave të marrë në pyetje është edhe Julian Meçe, si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe më pas është lënë i lirë. Meçe mbeti i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në qershor të këtij viti, bashkë me Plarent Dervishajn.

Pas atentatit, një makinë u gjet në fshatin Shkafonë afër Gjirit të Lalzit, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Në brendësi të mjetit tip ‘Benz’ 2800 janë gjetur 2 armë automatike. Prokurorët Martini dhe Hajdarmataj kanë shkuar në vendin ku u gjet automjeti për të marrë provat. Grupi hetimor është fokusuar në dy pista, e para se atentati mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së Ndojit dhe të konflikteve personale për pronat.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *