Nëna e Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, thotë se ekziston “një mafia” në futboll që e ndalon djalin e saj të fitojë më shumë çmime ndërkombëtare.
“Ka një mafia. Është fjala e duhur për ta përkufizuar atë. Po, ka një mafia në futboll. Nëse shihni gjithçka që ka ndodhur, do të kuptoni se është për shkak të mafies”– tha Aveiro në një event për zinxhirin e hoteleve ku merr pjesë dhe i biri, citon Marca.
“Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do ta bënin atë që i bënë atij, por pasi është portugez dhe nga Madeira … kjo ndodh”– tha nëna e futbollistit për mediat portugeze.
Pavarësisht kësaj, Dolores Aveiro është e bindur që sulmuesi i Juventusit mund të fitojë “Topin e Artë” janarin e ardhshëm: “Unë nuk e di nëse ai do ta marrë atë, por besoj se po. Mendoj se ai e meriton atë nëse analizojmë atë që bëri gjatë sezonit”.