Pas humbjes së Gjermanisë naziste në 1945, mes fituesve nisi një përplasje e fortë që zgjati për më shumë se 40 vjet mes aleatëve të NATO-s të udhëhequr nga SHBA dhe një blloku Lindor të mbizotëruar nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Për katër dekadat e ardhshme të dy palët u përgatitën për një konflikt që fatmirësisht nuk ndodhi kurrë. Kjo ‘Luftë e Ftohtë ’mori fund pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, por dekada më vonë gjurmët e këtyre makinave të fuqishme të luftës mbeten në të gjithë botën.
Libri i ri magjepsës nga Robert Grenville, eksploron shumë prej këtyre relikteve përmes më shumë se 170 fotografive goditëse.
Më poshtë mund të shihni disa nga pamjet magjepsëse që jaë publikuar në librin e Grenville ‘Abandoned Cold War Places’ (Vendet e braktisura të Luftës së Ftohtë).