Kompania zvicerane e veshjeve sportive ‘Fourteen’ që është sponsore e kombëtares së Kosovës, ka modeluar fanelën special të ekipit të drejtuar nga Challandes për ndeshjen ndaj Anglisë.
Pak ditë më parë ajo prezantoi fanelën special për ndeshjen vendimtare ndaj Çekisë që do vendosë jo pak për sa i përket kualifikimit të ekipit në Euro 2020.
Ndeshja ndaj Anglisë luhet më 17 nëntor, 3 ditë pas asaj ndaj Çekisë.
Megjithatë kombëtares së Kosovës i duhet një rezultat pozitiv ndaj Çekisë për të shpresuar te kualifikimi, në të kundërt del jashtë loje dhe do i duhet ta provojë në fazën play-off si fituese e Grupit D3 të Ligës së Kombeve.