Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori Arjan Ndoji del nga reanimacioni, takohet me familjarët


Prokurori Arjan Ndoji ka dalë nga reanimacioni në spitalin Rajonal të Durrësit dhe është transferuar në një prej dhomave të pavionit.

Ndoji mori 2 plumba në atentatin e djeshëm në mbikalimin e Shkozetit dhe për pasojë pati dëmtime të klavikulës.

Mësohet se prokurori është takuar me familjarët e tij, të cilët kanë qenë në ankth për orë të tëra.

Në spital në një dhomë tjetër ndodhet edhe miku i Ndojit, Pëllumb Muharremi, i cili njihet si person problematik nga policia.

Ndërkohë shoferi, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë vijon ende në gjendje kritike për jetën. Orët në vijim janë vendimtare për Andi Malokun, i cili ka marrë dëmtime në dy anët e mushkërive dhe në pjesën e shtyllës kurrizore, për shkak të së cilës në rastin më të mirë rrezikon të mbetet i paralizuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *