Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i Mediut: Komitet Kombëtar për Integrimin, të drejtohet nga dy ish-ministrat e Jashtëm


Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka propozuar ndërtimin e një Komiteti Kombëtar për integrimin Europian. Gjatë fjalës së tij, në Asamblenë Kombëtare të PR-së, Mediu propozoi gjithashtu edhe dy emra të njohur për të drejtuar këtë komitet. Bëhet fjalë për dy ish-ministra të Jashtëm Arta Daden dhe Besnik Mustafajn.

“Propozoj ndërtimin e një Komiteti Kombëtar për integrimin Europian. Ky komitet të bashkëkryesohet nga dy ish-Ministra të Jashtëm, konkretisht z.Besnik Mustafaj dhe Zonja Arta Dade. Në përbërje të tij të jenë ish-kryeministra, ish-ministra të Jashtëm dhe të Integrimit, ish- kryetarët e Komisioneve të Integrimit Europian të Parlamentit. Së dyti,mandatimi me ligj i këtij Komiteti, për të kontrolluar dhe zbatuar detyrimet e çdo institucioni, që rrjedhin nga detyrimet Europiane dhe në veçanti, zbatimin e 9 kushteve të vendosur nga Bundenstagu Gjerman, me një plan konkret veprimi.”– u shpreh Mediu.

Sipas kreut të PR-së, vendimi negativ për negociatat për Shqipërinë, erdhi si pasojë e krimit të organizuar, korrupsionit dhe gjendjes së përkeqësuar ekonomike.

Mediu tha se asnjëherë qeveria nuk u angazhua seriozisht në reformat Europiane, përkundrazi, qeveria i trajtoi ato për interesa demagogjike politike, duke prishur konsensusin e domosdoshëm politik dhe duke përjashtuar nga ky proçes njerëzit me përvojë dhe profesionistë, në nivel administrativ, politik dhe diplomatik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *