Një vit më parë, kreu i PD-së, Basha e akuzonte Pëllumb Muharremin si ushtarin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi) ishte një nga 3 personat e plagosur gjatë atentatit ditën e djeshme te Mbikalimi i Shkozetit.
Në atentat u plagos edhe prokurori i Durrësit, Arian Ndoji si dhe shoferi i tij Andi Maloku.
Çfarë deklaronte Basha një vit më parë
‘Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i ‘Xhuxhit’, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vota e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin’.