6 fëmijë kanë humbur jetën nga shpërthimi i një mine në Afganistan.
Sipas policisë, fëmijët ishin duke shkuar në shkollë në momentin kur shkelën mbi një minë që ka shpërthyer në çast.
Shpërthimi i minës ndodhi në provincën verilindore të Takharit.
‘Kjo zonë është nën kontrollin e talibanëve dhe që prej kohës kur forcat e sigurisë kryen sulme kundër këtij grupi, talibanët kanë vendosur mina kundër tyre’, tha Khalil Asir, zëdhënës i policisë lokale.
Mësohet se fëmijët ishin të moshës 9 deri në 12 vjeç.