Vendosni fjalën kyçe....

Shmangu taksat, arrestohet biznesmeni i hidrokarbureve në Fier


U arrestua sot në Fier, biznesmeni i naftës emër i njohur për drejtësinë, u denoncua nga Dritan Prifti

Policia e Fierit ka arrestuar një biznesmen 60-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për “Fshehjen e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Sipas policisë, Iljas Fisheku, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

“Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

I.F., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Kujtojmë se Fisheku është arrestuar dhe në vitin 2012 nën akuzën për kontrabandë, por më pas është lënë i lirë. Ai ka qenë dhe pjesë e skandalit me kontrabandën e naftës virgine, i denoncuar nga ish-ministri Dritan Prifti.

Bëhet fjalë për një skandal që përfshinte periudhën 2007-2009, ku sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si ‘Vergine’, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum”. Vetëm nga shmangja e taksave shtetit asokohe iu shkaktua një dëm prej 2 miliardë lekësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *