Vendosni fjalën kyçe....

“Si e vratë Jeffrey Epstein?”- Hillary Clinton shpërthen në të qeshura… përsëri (VIDEO)


Hillary Clinton ka shpërthyer në të qeshura, kur një gazetar e pyeti atë me shaka se si e kishte “vrarë Jeffrey Epstein”.

“Më duhet t’ju bëj një pyetje që më ka intriguar për një kohë të gjatë, si e vratë Jeffrey Epstein?”, pyeti moderatori Trevor Noah, citon RT.

“Ju duket se qëndroni prapa çdo gjëje të poshtër dhe akoma nuk e përdorni atë fuqi për t’u bërë presidente.”– vijoi Noah.

Para se ajo të përgjigjej, Noah lëshoi një pyetje tjetër se si ndihet që është “gogoli i së djathtës” dhe objekt i teorive të panumërta të komplotit në internet.

“Epo, është një surprizë e vazhdueshme për mua … sepse gjërat që ata thonë janë aq qesharake, përtej çdo imagjinate që mund të kisha”– tha Clinton.

“Ata janë kaq këmbëngulës për të parashtruar këto ide dhe teori të çmendura. Sinqerisht, unë nuk e di se çfarë kam bërë për t’i shqetësuar ata.”-vijoi ish-Sekretarja e Shtetit.

Mirëpo e qeshura histerike e Clinton nuk është pritur mirë. Komentuesit kanë kujtuar intervistën e saj, kur fliste për vdekjen e Gaddafit.

“Hillary Clinton qesh për vdekjen e Epsteinit njëlloj si për atë të Gaddafit” – tha një komentues.

Kur ishte ende në detyrë në vitin 2011, ajo u tha gazetarëve në lidhje me ekzekutimin brutal të liderit libian Mummar Gaddafi:  “Ne erdhëm, e pamë, ai vdiq!”

Me Libinë akoma të trazuar edhe pse kanë kaluar rreth tetë vjet pas rrëzimit të Gadafit, shakaja e Clinton nuk është kapërdirë mirë.

Vëzhguesit e këtij emisioni ngritën sërish dyshime mbi rolin e Clinton në vdekjen e Epsteinit, pavarësisht përpjekjes së saj për të shuar zërat.

Shumë teori konspirative me në qendër familjen Clinton qarkullojnë që pas vdekjes së financierit Epstein, pas raporteve se ai ishte një mik personal i Bill Klinton.

Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Manhattan në gusht, ku ishte në pritje të gjyqit për akuzat e trafikut seksual. Ndërsa zyrtarët thanë se ishte një vetëvrasje, patologu Michael Baden e vuri në dyshim këtë në fillim të kësaj jave, duke sugjeruar që rezultatet e autopsisë së Epsteinit i ngjanin më shumë një vrasjeje sesa një vetëvrasjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *