Të paktën 10 civilë, përfshirë fëmijë, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të shtunën në një sulm me bomba në veri të Sirisë.
Një automjet i ngarkuar me bombë shënjestroi një treg në qendrën e qytetit Tal Abyad, sipas raporteve fillestare.
Ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta në qytetin kufitar të Sanliurfas në Turqi, numri i të vdekurve mund të rritet.
Rebelët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) të mbështetur nga Turqia, të cilët mbërritën në vendngjarje, kanë akuzuar kurdët e YPG/PKK për sulmin, ndërsa këta të fundit nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjen.