Vendosni fjalën kyçe....

Të pasurit po përgatiten të ikin nga Britania, nëse fiton Partia Laburiste


Super të pasurit po përgatiten të largohen menjëherë nga Mbretëria e Bashkuar nëse Jeremy Corbyn bëhet Kryeministër, nga frika se do të humbin miliarda paund.

Ata frikësohen se nëse ai e merr pushtetin, do të zbatojë premtimet për taksa të reja për elitën e të pasurve, shkruan MSN.

Avokatët dhe kontabilistët e familjeve më të pasura në Britani të Madhe kanë thënë se kanë marrë shumë kërkesa për ndihmë dhe këshilla nga klientët e tyre milionerë dhe miliarderë rreth zhvendosjes në shtete të tjera dhe largimit të pasurisë nga Mbretëria e Bashkuar. Ata gjithashtu po synojnë t’ua lënë pasurinë pasardhësve të tyre para se lideri i laburistëve ta zbatojë taksën për të hyrat mbi 125 mijë funte.

Këshilltarët  e të pasurve thanë që një qeveri e udhëhequr nga Corbyn shihet si një kërcënim shumë më i madh se Brexit pa marrëveshje, për pasurinë dhe cilësinë e jetës së të pasurve.

Geoffrey Todd nga firma ligjore “Boodle Hatfield” tha se një pjesë e madhe e klientëve të tij tashmë kanë bërë plane për ta transferuar pasurinë e tyre jashtë vendit brenda disa minutash, nëse Corbyn bëhet kryeministër.

Ai shtoi: “Do të ketë shumë telefonata ndaj avokatëve në orët e hershme të 13 dhjetorit, nëse Partia Laburiste fiton. Zhvendosja e pasurisë te pronarët e rinj dhe në vende të tjera tashmë është e përgatitur, ata po e presin vetëm miratimin përfundimtar”.

Dominic Samuelson, shefi ekzekutiv i Campden Wealth, i cili këshillon më shumë se 3.500 familje të pasura, tha: ” Një qeveri e Laburistëve nën Corbyn është një kërcënim shumë më i madh për ta dhe bizneset e tyre dhe pasurinë e tyre sesa Brexit.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *