Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e biznesmenit pas sherrit për kalin, lihet në burg Eduart Xhezo


Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Eduart Xhezon, personin që akuzohet për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj.

Xhezo u ndalua 3 ditë më parë kur sipas uniformave blu, ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe i bëri rezistencë patrullës së policisë.

Arben Beqiraj, u vra në 4 gusht të këtij viti në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, kur kishte shumë pushues në bregdet.

Ai u qëllua në lokalin e tij me disa plumba në trup, dhe lidhur me ngjarjen u shpallën në kërkim 34-vjeçarin Eduart Xhezo dhe tre të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorët e tij.
Xhezo dyshohet se pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku.

Thuhet se shkak për konfliktin mes tyre është bërë kalimi i Xhezos me kalë para biznesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *