Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i frikshëm në Përrenjas – Makina rrokulliset 30 metra dhe përfundon në lumë


Katër pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor kombëtar Përrenjas-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Kthesat e Pishkashit”, ku një makinë “Volswagen”, me targa AA035UP ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq. Pasi është rrokullisur 30 metra, automjeti me katër pjesëtarët e një familje brenda ka përfunduar në rrjedhën e përroit të Lingajacës, që është degë e Lumit Shkumbin.

Rastësisht punonjësit e zjarrfikësve të Përrenjasit, po ktheheshin nga një mision kur kanë parë automjetin dhe kanë ndërhyrë në kohë rekord, duke nxjerrë katër pjesëtarët e familjes.  Më e dëmtuar ka mbetur nëna e dy djemve, e cila është transportuar drejt spitalit të Librazhdit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *