Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në burg Bledar Toçin, ish-polici i akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë


Gjykata e Apelit të Durrësit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kavajës për Bledar Toçin, ish-përgjegjësin e sigurisë në burgun e qytetit bregdetar. i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit.

Kështu Toçi do të mbetet në qelitë e paraburgimit.

Toçi akuzohet se vrau me armën e shërbimit shtetasin Dritan Haxholli, pas një përplasjeje me armë në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë.

Sipas organit të akuzës, vrasja ka qenë me dashje e jo në kushtet e vetëmbrojtjes, siç ka thënë para oficerëve të policisë gjyqësore shefi i sigurisë së Brendshme pranë burgut në Durrës.

“Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje”– thuhet në dosje.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza, ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës.

Ai është futur brenda në banesë pasi nëna e tre fëmijëve e ka ftuar brenda. Menjëherë ai ka qëlluar me automatik në drejtim të Bledar Tocit, duke e plagosur lehtë në qafë, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Toçi  më pas ka shkuar në spitalin e Kavajës për të kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *