Prej një viti banorët e Astirit protestojë në mbrojtje të shtëpive të tyre nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re.
Në një vit protesta, ata kërkojnë që të dëmshpërblehen nga autoritetet në mënyrë të drejtë, por konflikti që ekziston mes tyre dhe institucioneve qëndron te problemi i hiopetakave dhe legalizimeve të shtëpive dhe bizneseve.
Banorët madje në këtë vit edhe janë konfliktuar me policinë kur është tentuar prishja e bizneseve ku disa prej personave janë proceduar dhe dërguar në burg por që më pas janë liruar nga Gjykata.
Protesta e banorëve të Unazës është mbështetur edhe nga opozita madje disa eksponentë të saj kanë qenë pranë në vazhdimësi për një vit rresht.