Niko Kovaç nuk do trajnojë më Bayern e Mynihut.
Lajmi është bërë me dije vetë nga klubi gjerman në faqen zyrtare në rrjetet sociale. Sipas njoftimit të klubit, plaët kanë prishur me konsensus kontratën.
Humbja e djeshme nga Frankfurti me rezultatin 5-1 , ishte fatale për largimin e teknikut.
Do të jetë Hensi Flik ai që do të jetë në krye të skuadrës për dy ndeshjet me Olimpiakosin dhe Dortmundin.