Një portret i madh i John Bercow, ish-kryetari i Dhomës së Komunave, u vu zjarr së bashku me ndërtesën e Parlamentit dhe kokat e kryeministrit Boris Johnson dhe drejtuesit të partisë Laburiste, Punës Jeremy Corbyn gjatë një ceremonie.
Modeli 11-metërsh i pikturuar me Bercow që mban në duar kokat e Johnson dhe Corbyn, u vu në flakë në qytetin e Edenbridge, në Kent.
Bercow, i cili u tërhoq nga detyra e tij si kryetar të premten, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi i është dashur të bërtasë shpesh për të mbajtur qetësinë mes debateve të nxehta për Brexit në Parlament.
“Këtë vit ne kemi zgjedhur kryetarin e zemëruar të Dhomës së Komunave, John Bercow”– tha Bill Cummings.
“Mesazhi ynë për zotin Bercow është që ju nuk mund të vazhdoni të prishni Parlamentin dhe kjo është një situatë nga e cila nuk mund ta përjashtoni veten”- vijoi ai.
Mbrëmja e Guy Fawkes përkujton ngjarjet e 5 nëntorit 1606, kur një grup katolik anglez u përpoqën të hedhin në erë Parlamentin për shkak të pakënaqësisë ndaj politikave të vendit.