Vendosni fjalën kyçe....

Drejt Shkodrës me “Ford-in” me sirianë e irakianë, kapet në Kamëz shoferi 39-vjeçar


Një 39-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se ishte nisur drejt Shkodrës me një “Ford” përmes të cilit do të transportonte ilegalisht disa migrantë nga Lindja e Mesme.

Sipas policisë, 39-vjeçari kishte në makinë gjashtë shtetas nga Iraku e Siria, të cilët donte t’i kalonte në mënyrë të paligjshme në kufi, duke iu marrë shuma të caktuara parash.

Detajet e policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza”

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjsëm të kufirit, kundejt fitimit.

Vihet në pranga një 39-vjecar i cili transportonte në drejtim të Shkodrës për në Mal të Zi me destinacion final një nga vendet e BE-së, 6 shtetas nga Iraku dhe Siria.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas me një automjet tip “Ford” po transportonte në drejtim të Shkodrës disa shtetas të huaj kundrejt fitimit me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Kamza”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. Q., 39 vjeç, banues në Bathore-Kamëz.

Ky shtetas u kap në rrugën “Demokracia” në Kamëz, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.5 Kamëz, duke transportuar në drejtim të Shkodrës 6 emigrant të paligjshëm me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirt kundrejt fitimit.

Emigrantët e paligjshëm, tre nga Siria dhe tre nga Iraku iu dorëzuan në Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *