Kukësi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në Superligë ndaj Flamurtarit.
Edhe pse me rezultat minimal, për verilindorët e rëndësishme ishte marrja e 3 pikëve.
Me golin e Dakut në pjesën e dytë në minutën e 57’ u mbyll takimi.
Për Flamurtarin me rezultatet e njëpasnjëshme negative kalimi në Kategorinë e Parë duket i pashmangshëm edhe pse vetëm një fazë e kampionatit ka përfunduar.