Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet një grua në plazhin e Durrësit


Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Durrës, përkatësisht te pista Kosova.

Viktima është identifikuar si një 44-vjeçare me inicialet A.Sh, banuese në Shijak. Ajo dyshohet se vuante nga probleme depresive.

Trupi i pajetë i gruas është nxjerrë në breg nga Policia Kufitare dhe është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për verifikime të mëtejshme.

Paraprakisht mendohet se e reja është mbytur, pasi në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *