Vendosni fjalën kyçe....

Me kokainë, thikë dhe para nëpër Tiranë, kapen dy të rinj nga forcat “Shqiponja”


Dy të rinj në Tiranë janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje të drogërave të forta në kryeqytet.

Të arrestuarit janë personat me inicialet: F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se gjatë kontrollit të forcave “Shqiponja”, të rinjve iu gjetën 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, një thikë, aparate celulare dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Bëhet fjalë për një shumë prej 66 600 lekë, që dyshohet të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Detajet e Policisë

Operacioni i zhvilluar nga forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, armë e ftohtë thikë, aparate celular dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga dy poseduesit.

Forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëeekend”, shtetasit:

M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponjat” me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *