Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Financave s’di mbledhje e zbritje? Gafa e pafalshme (FOTO)


Ministria e Financave dhe Ekonomisë që drejtohet nga Anila Denaj ka bërë një gafë në përllogaritjen e buxhetit për vitin 2020, gjë që s’pritej nga ky dikaster.

Kjo sepse në planifikimin e Fondit Rezervë, thuhet se 1.5 miliardë lekë të fondit rezervë të Këshillit të Ministrave plus 300 milionë lekë të fondit të kontigjencës për mbështetjen e Reformës në Drejtësi, bëjnë në total 1.7 miliardë lekë. Kur në fakt sipas llogaritjeve të sakta këto shkojnë në 1.8 miliardë lekë.

Këtë gafë e ka kapur gazetari Klodian Tomorri, i cili nuk ka nguruar ta publikojë në profilin e tij në “Facebook” ku shprehet i çuditur me llogaritjet matematikore të ministrisë që supozohet të çojë përpara ekonominë e vendit.

“Matematika e Ministrisw sw Financave.
Se kam qenë me grip dhe s’kam patur kohë të merrem me perlat që dalin nga zyrat e shtetit tonë. Gjeni sa është fondi rezervë i buxhetit 2020? Sepse sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave 1.5 miliardë plus 300 milionë bëjnë 1.7 miliardë. Pu pu pu. Mbledhje-zbritjet e qeverisë”, komenton Tomorri.

Një gafë e tillë nuk mund t’i falet as Ministrisë së Arsimit apo Kulturës, e jo më kur kemi të bëjmë me ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë që pretendohet të mbledhë ekspertët më të mirë të fushës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *