Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet emoji i ri por mendjet e ndyra të njerëzve e shkatërrojnë komplet atë (FOTO)


Duhet t’ju vijë keq për emojin me patëllxhan dhe pjeshkë. Nisën si imazhe të pafajshme të një fruti të thjeshtë, por u shndërruan në simbole të ndyra nga të papërmbajturit.

U përdorën aq shumë si simbole të ndyra, saqë rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram” i kanë ndaluar me argumentimin se janë tepër seksuale. Por tani një emoji tjetër duket se do t’i bashkohet listës, siç shkruan Mirror.

Bibla e emojive, “Emojipedia”, zbuloi një mori opsionesh të reja. Mes tyre paraqiteshin edhe gra të gjunjëzuara dhe burra të gjunjëzuar.

Ata mund të jenë duke bërë diçka normale, për shembull duke medituar, por mendjet e ndyra të rrjetit shfrenuan imagjinatën e tyre.

U desh afërsisht një sekondë që emoji i ri të shkatërrohej përgjithmonë dhe nuk është nevoja të sqarojmë se ku u shkoi mendja njerëzve.

“Jam i sigurt se të gjithë do ta përdorin këtë emoji vetëm në mënyra të pastra dhe të shëndetshme.”– shkroi një person me ironi.

“Duket sikur kemi humbur dhe një tjetër. Prehu në paqe”– vijoi një komentues tjetër.

Kohët e fundit Apple publikoi ​​398 karaktere të reja, duke përfshirë shtimin e dy personave që kapen për dore, duke u ofruar përdoruesve të zgjedhin tonin e lëkurës dhe gjininë për secilin person.

Për adhuruesit e ushqimit ka emoji të hudhrës, një kub akulli apo edhe një kartoni me lëng molle. Po ashtu janë ofruar tetë kafshë të reja, mes tyre dy qen shtesë, një orangutan, flamingo, dhe gocë deti. Le të shpresojmë se mendjet perverse nuk i shkatërrojnë edhe këto.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *