Vendosni fjalën kyçe....

“S’do kthehem derisa ta bëj tim atë krenar” – Njihuni me historinë e jashtëzakonshme të Dani Alves


Mbrojtësi i njohur brazilian që ka luajtur për disa nga klubet më të mira në Europë si Barcelona, Juventus e PSG, është kthyer në vendin ku e nisi karrierën.

Ai thotë se është e lehtë ta kontrollosh topin në stadiumet moderne ku ka luajtur dhe Mesi e të tjerë lojtarë të famshëm duhet të vijnë ta provojnë talentin në këtë fushë prej dheu.

Alves ka jetuar 20 kilometra larg fushës së futbollit dhe e bënte këtë rrugë sa herë kishte stërvitje. Ai nuk ka pasur në jetë të thjeshtë.

Ai zgjohej çdo ditë në orën 5 të mëngjesit dhe pasi punonte me të atin në fermë, në orën 9 shkontë në shkollë. Pasdite ndihmonte sërish të atin në fermë dhe në darkë shtrihej e flinte në një krevat betoni.

Në moshën 13-vjeçare ai u fut në një akademi futbolli dhe i bëri vetes një premtim. Nuk do kthehej në shtëpi deri sa të bënte të atin krenar dhe më në fund ia doli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *