Vendosni fjalën kyçe....

Atentati me 3 të plagosur në Durrës, shoqërohet një person


Një person është ndaluar lidhur me atentatin te Mbikalimi i Shkozetit në Durrës ku mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

I riu me oriigjinë nga Fushë-Kruja, raporton ‘Mapo’ është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia dhe po mbahet në Policinë e Durrësit. Pas ngjarjes së rëndë policia ka shoqëruar një numër të lartë personash.

Atentati ndodhi para tre ditësh kur disa persona të armatosur hapën zjarr ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku.

Ndoja e Laho u plagosën më lehtë ndërs Maloku është në gjendje më të rëndë. Pas atentatit, policia gjeti në zonën e Ishmit një makinë që dyshohet se i përket atentatorëve.

Aty u gjetën dy maska, dy automatikë dhe një shishe me benzinë ndërsa makina dhe targat ishin të vjedhura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *