Kreu i PD-së, Basha, po zhvillon një takim me të rinjtë e Elbasanit.
Në fjalën e tij, kryedemokrati tha se vendi po zbrazej nga të rinjtë të cilët po largohen dhe se dështimi më i madh i qeverisë Rama ishte dështimi me të rinjtë.
‘Një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës dhe qeverisë së tij është dështimi me rininë. Me rrogat më të ulëta, me kostot më të larta të jetës, me pamundësinë për arsimim, me gjendjen e keqe të financave dhe akoma më të dobëta të financave të rinisë. Dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri është dështimi me rininë. Sa herë rinisë i jepet munfësia ajo shkëlqen edhe më shumë se rinia europiane. Sepse kjo qeveri ka vrarë shpresën dhe ka detyruar rininë të emigrojë.’ – tha Basha.
Më tej ai shtoi se Shqipëria ka shumë pasuri dhe një ndër to është edhe rinia.
Ai theksoi së në vend mungojnë invesimet e huaja dhe se zotimi i tij kryesor ishte kthimi i shpresës në vend.
‘Shqipëria ka shumë pasuri e pasuria më e madhe është rinina. E vetmja gjë që na mungon janë investimet e huaja që janë gati të korrin talentin e një rinie të kualifikuar, por që e kanë të pamundur të investojnë në Shqipëri me kushtet e kësaj qeverie. Zotimi im është kryesor të kthejmë shpresën në vendin tonë, të ndryshojmë klimën e biznesit, të rrismin punësimin në mënyrë që t’i keni të gjitha shanset që të zgjidhni të qëndroni këtu, të ndërtoni familjet tuaja këtu.’ – shtoi Basha.