Bylis nuk është më surprizë në këtë sezon të Superligës.
Në sfidën përmbyllëse të kësaj jave Bylis mposhti Vllazninë në Shkodër me rezultatin 0-1.
Ishte Janku i cili shënoi golin për Ballshiotët edhe pse anësori e anuloi fillimisht por arbitri kryesor vendosi golin si të rregullt.
Me këtë fitore Bylis merr vendin e dytë.