Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata rrëzon Veliajn për gjobat e vëna ndaj PD-së gjatë protestave


Gjykata Administrative e Tiranë ka shfuqizuar gjobat që Bashkia e Tiranës i ka vënë Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara gjatë protestave.

Njoftimi është dhënë nga selia blu sipas së cilës Veliaj ka shkelur ligjin në vendosjen e tyre.

‘Sot gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protetsave kombëtare. Gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjit dhe ka urdhëruar:

Shfuqizimin e akteve administrative te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit:

– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, date 16.02.2019;

– “Procesverbal mbi kundervajtjet administrative” Nr. 007428, date 16.02.2019;

– “Procesverbal shoqerues i percaktimit te demshperblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe

Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 te Kryetarit te Bashkise Tirane.’ – thuhet në njoftimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *