Ka nisur në orën 10:00 seanca e sotme plenare në Kuvend ku pritej të zhvillohej interpelanca me kryeministrin Edi Rama, njëkohësisht Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, i cili do të jepte shpjegime për hapat që ka marrë qeveria për rastin e 11 vjeçarit Alvin Berisha, i cili ndodhet në kamp në Sirisë.
Por Rama ka dërguar në vend të tij Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Shtatë deputetë kanë kërkuar shpjegime nga Rama lidhur me rastin e vogëlushit shqiptar të bllokuar në Siri.
Në interpelancën urgjente, Edi Rama do të duhej të përgjigjej nëse është i vërtetë pretendimi i emisionit italian “Le Iene” që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli nuk ka treguar vullnet për të qenë pjesë e operacionit për të sjellë djalin pranë të atit. Mirëpo Rama nuk është paraqitur në Interpelancën Urgjente, duke ia lënë si detyrë Elisa Spiropalit. Kjo ka zemëruar deputetët që kishin kërkuar këtë interpelancë.
“Ju në shkelje të rregullores keni thirrur një ministre tjetër e cila nuk di të përgjigjet e mbase s’ka faj që nuk di të përgjigjet.”, tha deputeti Andi Përmeti./Hashtag.al