Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri irlandez: Shqiptarët azilkërkuesit më të mëdhenj, s’mund ta tolerojmë


Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar thotë se dy vende të Europës Lindore, qëndrojnë pas rritjes së numrit të azilkërkuesve në vend.

Varadkar tha që migrantët shqiptarë dhe gjeorgjianë po udhëtojnë për në Irlandë me dokumente false, shkruajnë mediet irlandeze.

Sipas tij ka një rritje prej 60% të azilkërkuesve në Irlandë në vitet e fundit, por ka më pak azilkërkues se 15 ose 20 vjet më parë.

Sipas kryeministrit irlandez, një grup prej 460 shtetasish shqiptarë kanë kërkuar statusin e refugjatit në vitin 2018, duke përbërë numrin më të madh të aplikuesve, rreth 13%.

Në vend të dytë për numrin më të madh të azilkërkuesve, vjen Gjeorgjia me 450 të tillë (12%) dhe Siria me 330 azilkërkues (9%).

Në Irlandë aktualisht janë rreth 6,000 njerëz, në faza të ndryshme të procesit të kërkimit të azilit.

Varadkar thotë që do rriten kontrollet në aeroporte për të ndaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve. Ai shtoi: “Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë legalisht me vizë ose leje pune, kështu që ne nuk mund të tolerojmë hyrjen e paligjshme.”/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *