Dy persona janë plagosur paraditen e sotme pas një aksidenti në rrugën Fier Shegan-Pushimi i shoferit.
Një mjet furgon është përplasur me një motocikletë e si pasojë furgoni a dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, 63-vjeçari Bujar Maçi banues në fshatin Remas dhe drejtuesi i motoçikleës, 54-vjeçari Roland Liko banues në Toshkëz.
Ata janë dërguar në spital ku mësohet se në gjendje më të rëndë është drejtuesi i motoçikletës.