Prokuroria për Krime të Rënda ka zbutur akuzën ndaj Suel Çelës, Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit, të cilët akuzohen për ngjarjen e ndodhur në hyrje të tregut të Elbasanit, në tetor të vitit 2017, ku u përplas makina e ish-zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.
Sipas prokurorisë në drejtim të mjetit tip ‘Audi’ që përplasi makinën e Oshafit ka qenë Suel Çela dhe jo Enea Bekteshi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka ndryshuar akuzën ndja treshes duke kërkuar 7 vite burg për Çelën dhe nga 6 vite për Bektreshin e Xhaferrin.
Akuza fillestare ndaj treshes ishte ‘vrasje ndaj punonjësit të policisë e mbetur në tentativë’ ndërsa tashmë është kthyer në ‘kundërshtim i forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës’.