Reali i Madridit është vënë në ndjekje të dy lojtarëe dhe është i gatshëm ta zgjidhë qesen për to.
Madrilenët janë vënë në ndjekje të egjiptianit Salah për sezonin që vjen e për shërbimet e sulmuesit të Liverpulit janë të gatshëm për paguajnë 130 milionë euro.
27-vjeçari ka edhe 3 vite kontratë me Liverpulin ndërsa e ka shprehur më herë se Reali i Madridit është klubi të cilin s’mund ta refuzojë. Reali i Madridit po kërkon edhe shërbimet e Sterling.
Lojtari i Manchester City do vëzhgohet nga të dërguarit e klubit spanjoll në ndeshjen që kombëtarja e Anglisë do luajë në Kosovë më 17 nëntor.
Shuma që Reali është i gatshëm të paguajë për Sterling është 80 milionë euro dhe uellsianin Bale i cili nuk është më i dëshiruar në Madrid.