Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: “Rrumin” e kemi denoncuar në 2015, rrahu komisionerët e PD-së


Ish-deputeti demokrat, Ervin Saljanji deklaroi në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora se i forti i Sukthit, i njohur me nofkën “Rrumi”  është denoncuar nga Partia Demokratike në 2015 për rrahjen e komisionerëve të kësaj force politike.

Sipas Salianjit, pavarësisht se ai ishte shpallur në kërkim në atë kohë nuk u arrestua.

Kur i sheh personat që janë të përfshirë edhe ky personi që ishte mik, “Rrumi” janë eksponentë të lartë në zonën e Sukthit dhe të Manzës. Ky zotëri e ka vëllain e vetë drejtor poste sot, Rrumi dhe në 2015 bashkë me Dankshi, unë i kam denoncuar në fushatën e zgjedhjeve lokale sepse goditën me tytë pistolete komisionerët e PD-së dhe shefin e INUK të drejtuar nga PD.

 Pavarësisht se u shpallën në kërkim nga Policia e Shtetit nuk u arrestua dhe rrinte brenda qendrave të votimit. Në mënyrë të vazhdueshme e kemi marrë drejtorin e policisë të asaj kohe dhe i kemi thënë që ky person i shpallur në kërkim është në filan vend dhe mbetej i pazbatuar. Këta janë njerëz që kanë përkrahje të madhe politike dhe prandaj guxojnë”-deklaroi Salianji.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *