Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali paraqitet në vend të Ramës, revoltohet deputeti: Ajo s’di të përgjigjet


Interpelancës së kërkuar nga deputetët e opozitës në Parlament për cështjen e Alvin Berishës nuk do i përgjigjet Edi Rama, por Elisa Spiropali.

Deputeti Andi Përmeti është revoltuar me vendimin e qeverisë, për të paraqitur në Interpelancën e kërkuar në Kuvend Elisa Spiropalin, në vend të kryeministrit Edi Rama.

Përmeti, i cili është një ndër 7 deputetët që ka kërkuar këtë Interpelancë, akuzoi kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi se ka shkelur rregulloren duke pranuar këtë ndryshim në rendin e ditës.

“Ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe përgjegjësi që do të përgjigjet është ministrja Spiropali. Unë jam njoftuar vetëm sot në mëngjes për këtë ndryshim. Ju në shkelje të rregullores keni thirrur një ministre tjetër e cila nuk di të përgjigjet e mbase s’ka faj që nuk di të përgjigjet.

Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai.

Por sipas kreut të Kuvendit, nuk ka asnjë shkelje të rregullores, pasi Rama ka të drejtë që ta delegojë çështjen e interpelancës.

Në interpelancën e sotme urgjente, Rama do të duhej të jepte shpjegime për hapat që ka marrë qeveria për rastin e 11 vjeçarit Alvin Berisha, i cili ndodhet në kamp në Sirisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *