Vendosni fjalën kyçe....

U lidh me një punonjëse, shkarkohet nga puna shefi ekzekutiv i McDonald’s


McDonald’s ka shkarkuar shefin ekzekutiv të saj, Steve Easterbrook, pasi ai pati një lidhje me një punonjëse.

BBC” shkruan gjigandi amerikan i ushqimit të shpejtë tha se marrëdhënia ishte konsensuale, por Easterbrook kishte “shkelur politikën e kompanisë” dhe kishte treguar “gjykim të dobët”.

Në një email për stafin, biznesmeni britanik e pranoi marrëdhënien dhe tha se ishte një gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha që unë të eci përpara”– tha ai.

Easterbrook, 52 vjeç, i cili është i divorcuar, për herë të parë ka punuar për McDonald’s në vitin 1993 si menaxher në Londër.

Ai u largua në vitin 2011 nga kompania për t’u bërë shefi i “Pizza Express” dhe më pas i zinxhirit ushqimor aziatik Wagamama, përpara se të kthehej përsëri në McDonald’s në vitin 2013, duke u bërë kryetari i saj në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën veriore.

Ai u emërua shef ekzekutiv i McDonald’s në vitin 2015. Easterbrook vlerësohet për rigjallërimin e menusë dhe restoranteve të firmës, duke rimodeluar dyqanet dhe duke përdorur përbërës më të mirë. Vlera e aksioneve të firmës u dyfishuan gjatë mandatit të tij në SHBA.

Nën udhëheqjen e tij, McDonald’s gjithashtu zgjeroi opsionet e dorëzimit dhe pagesës përmes celularit.

Easterbrook është larguar edhe nga posti si presidentit të McDonald’s dhe si anëtar i bordit.

Rregullat e kompanisë për menaxherët i ndalojnë ata që të përfshihen romantikisht me një vartës.

Ai do të zëvendësohet nga Chris Kempczinski, presidenti më i fundit i McDonald’s në SHBA, me efekt të menjëhershëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *