Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: S’kemi ndërmend të hyjmë në konflikt me SHBA-në, kompromis por pa u poshtëruar


Presidenti serb, Vuçiç dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin, Palmer janë takuar ditën e sotme në Beograd.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas përfundimit të takimit, Vuçiç ka deklaruar se me Palmer ishte diskutuar gjetja e një zgjidhjeje për të ardhmen si dhe forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së e Serbisë.

Kreu i shtetit tha se i është mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e saj në rrugën e Serbisë drejt BE-së ndërsa theksoi se vendi i tij nuk ka ndërmend të hyjë në konflikt me Uashingtonin pavarësisht qasjeve të ndryshme për Kosovën.

‘Ne nuk e kemi ndërmend të futemi në konflikt me Amerikën, nuk më shkon në mendje të konfrontohemi me fuqinë më të madhe’, tha ndër të tjera Vuçiç duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm për kompromis por pa u poshtëruar.

Ndërsa Palmer në fjalën e tij tha se për SHBA-në, vendi i Ballkani është në BE, duke theksuar se administrata amerikane do bëjë çmos që ta bindë BE-në që të ndryshojë qëndrim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *