Vendosni fjalën kyçe....

18-vjeçarja shqiptare zhduket pa lënë gjurmë në Greqi, autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve


Një vajzë shqiptare e cila jetonte me familjen në Kretë, rezulton e humbur që prej mëngjesit të së dielës. Pavarësisht kërkimeve të policisë, nuk është gjetur asnjë gjurmë për 18-vjeçaren, Esperanca Mustafa.

Siç raportojnë mediet greke, Esperanca Mustafa është 1.55 metra i gjatë, me flokë dhe sy të zinj. Ditën që ajo është zhdukur, kishte veshur një palë tuta të zeza, atlete të zeza dhe një bluzë. Ajo mbante një çantë shpine të vogël.

 Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke publikuar foton dhe gjeneralitetet e saj. “Çdokush me çfarëdo informacioni kërkohet me mirësi të kontaktojë ‘Buzëqeshjen’ 24 orë në ditë tek ‘Fëmijët e humbur evropian 116000’ dhe në të gjitha zyrat e policisë në vend.”, thuhet në njoftim.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *