Vendosni fjalën kyçe....

Alvin Berisha nxirret nga kampi në Siri, së shpejti bashkohet me të atin në Itali


Vogëlushi Alvin Berisha është nxjerrë nga kampi i Al-Hol në Siri dhe ka nisur rrugëtimin drejt Italisë ku do bashkohet me të atin, Afrim Berisha.

Sipas ‘Report TV’, që citon mediat në gjuhën arabe, 11-vjeçari është nxjerrë nga kampi e është dërguar në një vend të sigurt prej nga ku do udhëtojë drejt Italisë.

Në aksionin për shpëtimin e të miturit, kanë marrë pjesë ‘Gjysmë Hëna’ e Sirisë, ‘Kryqi i Kuq’ dhe autoritet italiane.

Alvin Berisha ndodhej në Siri që prej vitit 2014, kur e ëma, Valbona Berisha, që jetonte asokohe në Itali bashkë me bashkëshortin Afrim Berisha dhe 3 fëmijët e çiftit, e rrëmbeu dhe i largua në Siri për t’u bashkuar me ISIS-in.

Ajo humbi jetën në një shpërthim bashkë me bashkëshortin e ri me të cilin u martua në Siri ndërsa Alvini mbeti atje që prej asaj kohe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *