Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me grabitjen e postës në Krujë, ku u mor një shumë është e konsiderueshme parash.
Sipas gazetarit Prend Shota, shuma e vjedhur në kasafortë dyshohet të jetë rreth 11 milionë lekë, që ishte fondi për pagesat e pensionistëve në Krujë.
Dje kishte nisur puna për shpërndarjen e parave dhe dyshohet se autorët janë qenë në dijeni të kësaj, e madje kanë ditur vendin ku ndodhej kasaforta.
Ditën e djeshme policia ka vënë në pranga rojën private, Besnik Parruca i cili akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”. Sipas Policisë, 51 vjeçari nuk ka njoftuar për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës.
Grabitja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur i gjithë qyteti ishte pa energji elektrike për shkak të problemeve të motit. Drejtori i postës në Krujë është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja.