Kreu i PD-së, Basha, tha se ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës tregon qartë se bëhet fjalë për luftë mes bandave në pushtet.
Kryedemokrati theksoi se ky është tregues i domosdoshmërisë për ndryshim që do vijë mes zgjedhjeve të parakohshme, të lira e të ndershme.
‘Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse kjo tregon që është një luftë e pastër mes bandave në pushtet. Dhe është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm. Kjo tregon domosdoshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme që do i kthejnë qytetarëve dinjitetin të drejtën e votë dhe do t’i fuqizojë duke zgjedhur në parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim. Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo ka nisur.’ – tha Basha.
Më tej Basha tha se turi që ka nisur nëpër qytetet e vendit është në funksion të zgjidhjes së situatës që duhet të prodhojnë një qeveri e parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve.
‘Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo ka nisur. Një tur bashkëbisedimi e dëgjimi jo vetëm i halleve e brengave e të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot por edhe të zgjidhjeve të cilat duhet të prodhojnë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm.’ – shtoi Basha.