Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë u gjet në bagazhin e mjetit të prokurorit Ndoji, ndër to edhe dosja e gjyqtarit të ekzekutuar në Vlorë


Në mjetin me të cili udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji dhe dy persona të tjerë, të cilët u qëlluan me breshëri automatiku te Mbikalimi i Shkozetit, u gjetën disa dosje të rëndësishme.

Sipas TCH që citon burime nga policia, në bagazhin e mjetit u gjet dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë më parë, si edhe dosja e gjykatësit të vrarë disa vite me pare, Skerdilajd Konomi.

Në maj të vitit 2018 në Prokurorinë e Durrësit ndodhi një grabitje e dokumentave nga persona të paidentifikuar të cilët kishin arritur të dëmtonin edhe serverin.

Në atë kohë u dha se asnjë dokument nuk kishte humbur sepse ishte i dubluar. Dokumentet e tjera sipas burimeve lidhen me ish gjyqtarin Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua me bombë në makinën e tij në vitin 2011.

Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *