Sfidat e sotme në Champions League kanë prodhuar rezultate spektakolare, barazime apo fitore me përmbysje.
Chelsea u gjend në pjesën e parë nën diktatin e Ajaks, të cilin e përmbysi përkohësisht në pjesën e dytë por nuk arriti të fitojë edhe pse holandezët u ndëshkuan dy herë me karton të kuq.
Sfida përfundoi me rezultatin 4-4, ku golat për “blutë” u shënuan nga Jorghino dy herë me penallti, Azbilikueta dhe James, ndërsa për Ajaks lojtarët kundërshtarë Abraham dhe Arrizbalega i dhuruan dy gola ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Promes dhe van de Beek.
Në sfidën tjetër Dortmund fitoi me përmbysje ndaj Inter me gola të Hakimi dy herë dhe Brand, ndërsa “zikaltërit” të cilët ishin në avantazh në pjesën e parë shënuan Martinez dhe Vecino.
Në Liverpool, sfida përfundoi pa surpriza duke marrë një fitore me rezultatin 2-1 me gola nga Ëijnaldum dhe Chamberlain për “të kuqtë” ndërsa për Genk gjeti rrjetën Samata.
Në sfidat e tjera Lyon fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Benfica, Napoli barazoi 1-1 me Salzburg dhe Valencia fitoi 4-1 me Lille.