Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtësi për Astrit Deharin”- Qindra qytetarë tubohen në Prishtinë


Qindra qytetarë të Prishtinës, pjesëtarë të shoqërisë civile e aktivistë politikë kanë marshuar ditën e sotme në kryeqytetin e Kosovës për të kërkuar drejtësi në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Ata u nisë nga sheshi Skënderbej për të vijuar rrugën deri te Prokuroria e Shtetit. Ata bënë thirrje për proces të ri hetimor lidhur me vdekjen  e Deharit në burg dhe përgjegjësi për ngjarjen e rëndë.

Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Ai vdiq në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Një institut mjeko-ligjor në Zvicër arriti në përfundimin se Astrit Dehari mund të jetë vrarë në burg e gjasat për vetëvrasje ishin të vogla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *