Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i 9 amerikanëve në Meksikë, presidenti Obrador refuzon ofertën e Trump


Meksika nuk ka nevojë për ndërhyrje të huaj për t’u marrë me çështjet e saj të sigurisë, ka thënë presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, pas një oferte nga Donald Trump pas pritës ku u vra një familje amerikane.

Komentet e Obrador erdhën menjëherë pasi Trump njoftoi se ishte koha që Meksika të bënte luftë kundër karteleve të drogës dhe t’i fshinte ato nga faqja e dheut me ndihmën e SHBA-së.

‘Kjo është koha që Meksika, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, të nisë luftën kundër karteleve të drogës dhe t’i fshijë ato nga faqja e dheut. Ne thjesht presim një thirrje nga presidenti juaj i ri i madh! – posto Trump në Twitter.

Në një postim të mëhershëm, Trump tha se kartelet ishin bërë aq të mëdha dhe të fuqishme saqë duhej një ushtri për të mposhtur një ushtri.

Nëntë anëtarë të familjes me shtetësi të dyfishtë amerikano-meksikane, kryesisht gra dhe fëmijë, u qëlluan me armë kur tre automjetet e tyre ranë në pritë dhe u sulmuan nga bandat kriminale në rajonin Oksidental të Sierra Madre.

Raportet sugjerojnë se sulmi mund të ketë qenë një ngatërrim shënjestre nga ana e bandave, që mund t’i kenë ngatërruar ata për anëtarë të ndonë bande rivale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *