Vendosni fjalën kyçe....

Fiks në kohë, shpëton në mënyrë të rrufeshme të dehurin që bie mbi shina (Video)


Një punonjës i stacionit të trenit arriti të shpëtojë në mënyrë spektakolare një udhëtar që ra te shinat e trenit duke e shmangur nga vdekja thuajse e sigurt.

Udhëtarët e tjerë në stacion mbetën të shtangur nga vetëmohimi i punonjësit të transportit, John O’Connor, pasi ai u përkul, rrëmbeu nga shpatullat njeriun që ra në shina dhe e tërghoqi atë.

Pastaj u rrotullua me të ndërsa treni mbërriti në stacion ,e shpejtësi të madhe. Pamjet CCTV të të gjithë incidentit të pabesueshëm u shpërndanë nga stacioni i trenit të San Franciskos, SHBA.

‘Nuk kishte shumë kohë për të menduar’, tha O’Connor pas incidentit në stacionin Coliseum në Oakland. ‘Unë thjesht e kapa atë dhe e nxorra jashtë, Zoti më vendosi atje për një arsye, mendoj.’ – shtoi ai.

Pasagjeri i paidentifikuar ishte i dehur dhe ra aksidentalisht mbi shinat në stacionin e mbushur me udhëtarë dhe tifozë pas një ndeshjeje NFL mes Oakland Raiders dhe Detroit Lions.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *