Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve është miratuar raporti për kandidaturat në Gjykatën Kushtetuese. Para të pranishmëve, deputetja socialiste Klotilda Ferhati, theksoi se të gjitha dokumentacionet që ka sjellë KED-ja për kandidaturat janë të plotë.
3 emrat e parë që do t’i propozohen Kuvendit për në Gjykatën Kushtetuese janë: Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
Pas seancës dëgjimore të pak ditëve më parë, Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë me shumicë votash dy raportet me emrat e dërguar nga KED-ja për anëtarë të Kushtetueses për vendet vakante, të cilat u shpallën në 12.02.2018 dhe 04.03.2019, pasi anëtarët e mëparshëm u skualifikuan pasi iu nënshtruan procesit të vettingut. I vetmi që ka votuar kundër ishte Adriatik Alimadhi. Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë brenda afatit 30 ditor dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.