Vendosni fjalën kyçe....

Pas 100 vitesh nën ujë, zbulohet konjaku i rrallë i destinuar për Carin e fundit të Rusisë (Video)


E destinuar për Carin e fundit rus, ngarkesa e çmuar u zhduk bashkë me anijen që u mbyt nga një nëndetëse gjermane në kulmin e Luftës së Parë Botërore, por u zbulua ekip zhytës që e nxorri atë nga dyshemeja e Detit Baltik pasi kishte kaluar mbi 100 vjet nën ujë.

Historia intriguese filloi në maj 1917 kur një avullore suedeze ‘S / S Kyros’ lundroi për në Petrograd – tani Shën Petersburg – duke pasur 50 kuti konjak francez dhe 15 kuti liker në bord. Marrësi i dërgesës ishte Perandori Nicolas II, i cili kishte hequr dorë nga froni vetëm dy muaj më parë.

Rusia ishte ende zyrtarisht në luftë me Perandorinë Gjermane, kështu që ngarkesa u dërgua nga Franca me një anije që i përkiste Suedisë neutrale.

Por ‘Kiros’ kurrë nuk e arriti destinacionin e vet. Teksa avullorja lundronte në ishullin Aland në ujërat e Balltikut, ajo u përgjua nga një nëndetëse gjermane ‘UC-58’.

Sipas ligjeve të luftës, gjermanët akuzuan ekuipazhin për kontrabandë të produkteve të paligjshme, u lejuan marinarëve të largoheshin nga ‘Kyros’ dhe të hipnin në një anije tjetër. 900 shishe që përmbanin më të mirën e aftësive franceze të verës, u varrosën nën det.

Pas vitesh nën ujë ato u gjetën nga anija ndërkombëtare ‘Deepsea Worker’. Duke përdorur robotët e saj, ajo arriti të shpëtonte rreth 600 shishe konjak ‘De Haartman & Co’ dhe 300 shishe liker ‘Benedictine’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *